Ngjarje

Në SHBA numri total i viktimave do të shkojë në 100 mijë

Në të gjithë botën numërohen mbi 5.3 milionë raste me koronavirus dhe më shumë e 335 mijë të vdekur deri në këto momente. Sipas të dhënave që paraqiten çdo ditë nga shtete përkatëse,  SHBA ka numrin më të madh të të infektuarve.

Mediat kanë deklaruar se së shpejti numri i vikamave në SHBA, pritet të arrijë së shpejti 100 mijë e në këtë mënyrë gjithnjë e më shumë po shtohet presioni mbi ekonominë dhe aktivitetet e tjera normale.

Dr. Deborah Birx, e cila kryeson grupin e punës kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, paralajmëroi se është ende shumë herët për t’u kthyer në normalitet.

“Është e pamundur të dihet kush është i infektuar, prandaj duhet ta themi qartë se distancimi fizik është me rëndësi kritike. Nëse distancimi fizik është i pamundur në një vend publik, duhet të mbani maskën,” është shprehur ajo.

 Përditë e më shumë qytete po rihapin aktivitetet e tyre si baret restorantet dhe shumë biznese të tjera në përpjekje për të kapërcyer goditjen ekonomike. Por Birx thotë se Shtetet e Bashkuara tashmë po përgatitet  për një valë të dytë infeksioni  në vjeshtë.

“Po përgatitemi për rishfaqjen në vjeshtë, duke siguruar rezerva me pajisje për personelin mjekësor, aspiratorë e furnizime të tjera. Ndërkohë po bëjmë të gjitha përpjekjet për të zhvilluar terapi kuruese dhe vaksinë,” shtoi Birx.

Ndërkohë, Presidenti ka thënë se nuk do të vendos përsëri planin e masave dhe të mbyllë ekonominë. Më tej Presidenti Trump i ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore që duhet të hapin objektet fetare.

“Guvernatorët duhet të bëjnë atë që duhet dhe të rihapin këto objekt shumë të rëndësishme gjatë fundjavës. Nëse nuk i rihapin, unë do ta superoj autoritetin e tyre,” tha presidenti.

Ndërsa Brix k theksuar se  shërbesat duhet tw kryhen nën qiell të hapur, duke ruajtur distancimin fizik mund të bëhen


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë