Ngjarje

Në Prishtinë marshohet kundër kancerit të gjirit

Në Prishtinë u mbajt sot një marshim i madh për të rritur kontrollet mjekësore dhe parandalimin kancerit të gjirit.

Në këtë marsh morën pjesë qindra persona, në mesin e të cilëve ishte edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në nëntëmujorin e parë të këtij viti, në Kosovë janë zbuluar 313 raste të reja me kancer të gjirit.

Sipas ish-presidentes Jahjaga, këtë vit është rritur numri i rasteve me kancer në gji, prandaj duhet rritur edhe ndërgjegjësimi se kjo sëmundje të parandalohet.

“Rritja e numrit të rasteve me kancer të gjirit, na bën të reflektojmë për rëndësinë e vetëdijesimit për këtë sëmundje dhe shtimin e masave parandaluese për diagnostifikimin e hershëm dhe diagnostifikimin me kohë”, tha ish-presidentja Jahjaga.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë