Shendet

Në prill vijnë 140 mijë vaksina AstraZeneca nga mekanizmi COVAX

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Gelardina Prodani, gjatë diskutimit të 2 Akteve Normative në Komisionin parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, është shprehur se në muajin prill pritet të mbërrijnë 140 mijë vaksina të kompanisë AstraZeneca, si pjesë e mekanizmit COVAX.
Prodani ka shpjeguar dhe dy Aktet Normative, të cilat synojnë përshpejtimin e ardhjes së vaksinave të Covid-19 në Shqipëri, duke përmbushur planin e parashikuar nga autoritetet shëndetësore për vaksinimin e 2.2 milionë qytetarëve në 14 muaj.
Akti i dytë Normativ i cili parashikon autorizimin e Ministrit të Shëndetësisë dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë vaksina për të siguruar këto vaksina të certifikuara.
Gjithashtu në aktin e dytë përshkruhet përdorimi në vendin tonë edhe të vaksinave të tjera, përveç atyre që janë autorizuar nga EMA dhe FDA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë