Ka ndodhur

Në pranga i riu me 20 kg kanabis në Kakavijë. Procedohen edhe 5 shtetas të huaj

Një 25-vjeçar është arrestuar në pigën kufitare të Kakavijës, ndërsa policia ka proceduar penalisht 5 shtetas të huaj, të cilët akuzohen për "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Prodhim dhe Shitje e lëndëve narkotike".

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, në dalje të territorit shqiptar dhe pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip "Volvo" që drejtohej shtetasi  F.G., 25 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit në automjet,  në sediljet e pasme të mjetit, në një vend të përshtatur, janë gjetur 17 pako të mbështjella, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kannabis sattiva, me peshë totale 20 kg. Policia sekuestroi lëndën narkotike, automjetin dhe 1 aparat celular.

Gjithashtu në djalje të territorit shqiptar, Policia Kufitare në Kakavijë, ka kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip "Alfa Romeo", që drejtohej nga shtetasi gjerman V.K., 19 vjeç si dhe dy bashkëkombës të tij L.L., 18 vjeç dhe K.K., 19 vjeç.

Gjatë kontrollit, në bagazhin e automjetit, në vendin e gomës reservë, u gjetën 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Po ashtu, policia në Kakavijë, nga kontrolli i ushtruar në vijën dytë automjetit tip "Renault" me drejtues shtetasin francez H.D., 32 vjeç dhe pasagjere M.C., (shtetase francize, 40 vjeçe), u gjetën 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Për të pestë shtetasit e huaj, policia vendosi t’i procedojë penalisht në gjendje të lirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë