Media Galeri

‘Ne nuk kemi frikë nga Putini’. Sfidë në rrugët e Kievit

Ata besojnë se presidenti i Rusisë është gati të sulmojë dhe të rrethojë kryeqytetin ukrainas, duke dërguar tanke dhe trupa të vendosur vetëm dy orë larg me makinë nga kryeqyteti Kiev, pikërisht përtej kufirit në Bjellorusi.

Deri më tani banorët e Kievit kanë reaguar si çdo ditë ndaj situatës. Kafenetë dhe restorantet ishin të hapura të martën, nënat i shtynin të vegjlit e tyre nëpër parqe ndikuar nga rrezet e diellit dhe çiklistët zunë rrugët me kalldrëm.

Megjithatë disa flamuj më shumë se zakonisht ishin ngjitur nëpër makina të stolisur me sloganin: “Beso në Ukrainë”.

“Ne do të mbrojmë vendin tonë,” tha një aktivist, Serhiy Ikonnikov, duke protestuar jashtë ambasadës ruse në Kiev, një ndërtesë gri neoklasike.

Ai shtoi: “Ne do të mbrojmë vendin tonë, shtëpitë tona dhe familjet tona. Nëse Putin pushton, do të derdhet shumë gjak rus”.

Por a kishte ai frikë? “Pak. Jo për veten time por për të afërmit e mi”, tha ai. Pranë tij, protestuesit mbanin tabela ku thuhej: “Donbasi është ukrainas”; “Nuk do të tërhiqemi kurrë”…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë