Një nga firmat më të njohura të arkitekturës në botë, Zaha Hadid Architects (ZHA) është duke projektuar një metaverse të re, një qytet virtual që shpreson të jetë i lirë, ku nuk do të ekzistojë shteti dhe do i jepet liria çdokujt.
ZHA ka zbuluar Liberland, një qytet i vogël virtual i bërë nga ndërtesa futuriste, të bëra në stilin arkitekturor që e bëri të famshme firmën e arkitektes së ndjerë. Kur të përfundojë, njerëzit do të kenë mundësinë të shkojnë në qytet si avatar ku do të shohin hapësira pune, dyqane, biznese dhe një galeri për shfaqjet e artit NFT.
Këto ideale bazohen në të ashtuquajturën Republika e Lirë e Liberland, një vend i jetës reale i themeluar nga politikani çek Vit Jedlicka në 2015 me qëllim për të zbatuar vlerat e një qeverie demokratike. Ndodhur mes Serbisë dhe Kroacisë, është një tokë që nuk i përket një vendi. Që nga themelimi i Liberland, askush nuk është zhvendosur atje, ku mungon infrastruktura dhe as nuk ka nisur ndërtimi. Por ka 7000 banorë të miratuar dhe 700,000 aplikime, sipas Jedlicka, i cili thotë se vendi ka edhe një flamur kombëtar, himn dhe monedhë të vetin.



Në kohën e themelimit të Liberland, Serbia dhe Kroacia e hodhën poshtë pretendimin, me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë duke thënë se ata e konsideruan atë “një akt joserioz që nuk ka nevojë për komente të mëtejshme”. Liberland nuk është njohur nga asnjë vend tjetër.
Por tani mendohet se pikërisht ky vend do të jetë pjesë e botës virtuale.
Liria në arkitekturë
Megjithëse shumë koncepte metaverse kanë lindur nga video lojërat, arkitektura dixhitale e Liberland është menduar të jetë më e bazuar në realitet. Ndërtesat, ndonëse hiperfuturiste, janë të ngjashme me pamjen me shkëlqim të paraqitjeve tipike arkitekturore. Por ato u bënë me dizajn parametrik, një metodë që përdor algoritme për të krijuar forma komplekse.
“Unë besoj se metaverse nuk është një botë fantazi. Nuk është një video lojë”, tha Patrik Schumacher, arkitekt në ZHA.
“Arkitektura e Liberland metaverse është e pazakontë dhe unike, por në të njëjtën kohë është realiste në lidhje me llojet e arkitekturës që kemi ndërtuar tashmë dhe që do të ndërtohen”.


Megjithatë, shtoi ai, ka më shumë liri në dizajnin virtual.
Schumacher është optimist që metaversi Liberland të mbetet një hapësirë dixhitale e pakufizuar nga rregullat. “Nëse shkoni në një mjedis të pastër dhe nuk hidhni mbeturina përreth, kjo mund të funksionojë shumë mirë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



