Editorial

Në mbrëmje ende lokale hapur -A po nëpërkëmbet autoriteti i shtetit apo shteti ekziston vetëm në Bulevard

Në  pasditen e së martës qeveria urdhëroi qartë dhe prerë : do të mbyllen të gjitha baret e restorantet në Tiranë dhe Durrës. “Gjoba deri në 20 milionë lekë ( të vjetra)” –paralajmëroi ministrja e Shëndetësisë.

Një ditë më parë ishte urdhëruar  mbyllja e pub-eve diskove palestrave ndërsa në restorante dhe bare duhej respektuar distance dy metra mes tavolinave. Por që në orët e para të mëngjesit u pa fare lehtë  se shumë-shumë pak bare e restorante kishin respektuar rregullin. Madje edhe klientët ata që s’kanë se çfarë të humbisnin se nuk kanë biznes ishin ulur  si zakonisht pa kokëçarje afër njëri tjetrit.

Mesa duket qeveria e vërejti këtë fenomen e ndihmuar edhe nga raportimet e mediave dhe urdhëroi masa drastike për mbylljen e këtyre aktiviteteve dhe gjoba tepër të rënda në të kundërt. Por edhe pse masa e ndëshkimit dhe u rrit edhe pse qeveria dhe urdhër të prerë pa asnjë hapësirë interpretimi sërish në kryeqytet shumë bare e restorante qëndruan hapur. Nuk ishin bare fshehur lagjeve, qosheve të pallateve por në krye të vendit, në rrugë kryesore, në Tiranë të re tek Sheshi Willson, tek Pazari I Ri.

Gjithë ne qytetarët e tjerë, që ndjekim rregullat, zbatojmë ligjet, paguajmë detyrimet në mënyrë korrekte kemi një pyetje që na e ngriti ky fakt: I ka rënë autoriteti shtetit dhe askush nuk e beson se  është serioz, a janë disa prej nesh të papërgjegjshëm, të fortë sfidues, daç edhe injorant, nuk mundet shteti të  vendos dot kontrollin, apo edhe në betejën me armikun që merr jete njerëzish s’ka favore?!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë