Drejtësia

Në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie, biznesmeni Elman Abule rikthehet në SPAK

Gazeta Si- Për 3 orë e 30 minuta biznesmeni Elman Abule ka dhënë shpjegime në SPAK këtë të mërkurë si person nën hetim për kryerjen e veprës penale “pastrim parash”.

I shoqëruar nga avokatja Romina Zano, biznesmeni dha shpjegime mbi marrëdhëniet e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, bashkëshorten e këtij të fundit, Ajola Xoxa dhe për subjektin e tij tregtar.

Sqarimet e tij biznesmeni i bëri para agjentëve të BKH, ndërsa më vonë u pyet nga prokurori Ols Dado.

Organi akuzues i përqendroi pyetjet tek veprimtaria e shoqërisë Remetal, konkretisht te transaksionet bankare si dhe te bashkëpunimi me konsulencën e Xoxës.

Biznesmeni Abule u lirua nga qelia pak ditë më parë nga Apeli i Posaçëm, teksa aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pak ditë më parë, Apeli i GJKKO, la Erion Veliajn në masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, në “detyrim paraqitje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë