Ka ndodhur

Në makinë me kokainë dhe një të hetuar për trafik droge, arrestohet polici në Tiranë

Një efektiv i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.2 në Tiranë, është arrestuar, pasi në makinën me të cilën po lëvizte, ishte dhe një person në hetim për trafik droge. Sipas njoftimit për shtyp të policisë, mësohet se efektivi i arrestuar quhet Eleftherios Sullaj.

Gjatë kontrollit në automjet, iu gjet dhe sekuestrua një qese plastike transparente, ku kishte material pluhuri ngjyrë të bardhë, e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kokainë.

Në pranga ranë dhe Mikel Zhegu, i dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe Eris Tafa, i cili akuzohet për largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit.

Ndalimi i automjetit të efektivit u bë në kryqëzimin e Rugës së "Kosovarëve" në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 1 korrik.

Automjeti ku u gjet sasia e kokainës, drejtohej nga punonjësi i policisë Sullaj, ndërsa një prej pasagjerëve, Eris Tafa është person që duhej të ishte nën masën e sigurisë të vendosur nga gjykata, “arrest shtëpie”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë