Një nga baret më të famshme në Londër, “The Shard” ka nisur t’u kontrollojë temperaturën klientëve, mes panikut të shpërthimit të koronavirusit në Britaninë e Madhe.
Rojet e sigurisë janë parë më termometër, duke kontrolluar njerëzit që hynin në barin afër London Bridge të premten në mbrëmje.

Pajisja është e pajisur me një sensorë me infra të kuqe që shpejt mund të matë temperaturën e lëkurës për të përcaktuar nëse dikush nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Termometrat janë përdorur gjerësisht në të gjithë botën që nga shpërthimi i virusit.
Masat vijnë pasi dy britanikë kanë vdekur nga virusi , i cili ka një vdekshmëri 15 për qind për të prekutit mbi 80 vjec. Si zakonisht dhjetëra të rinj u nisën drejt bareve, për të “festuar” fillimin e fundjavës, pa qënë në dijeni të masave shtesë.

Bizneset e tjera në të gjithë Londrën gjithashtu i janë përgjigjur shpërthimit të virusit, duke dizinketuar ambientet.
Britanikët janë parë duke mbajtur maska dhe batanije në transportin publik në përpjekje të dëshpëruara për të mbrojtur veten nga koronavirusi.
Ndërkohë, supermarketet janë zbrazur sërish të premten, pasi numri i të infketuarëve arriti në 165.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje