Ka ndodhur

Në kërkim prej 4 vitesh, arrestohet 30-vjeçari i dënuar për trafik droge

Gazeta Si - Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim, i cili ishte dënuar me 7 vite burg me akuzën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, është arrestuar në Tiranë.

Sipas policisë është vënë në pranga Behar Hajdini, i cili ishte dënuar në vitin 2018 me 7 vite burg.

I riu, në bashkëpunim me disa persona të tjerë po transportonin 67 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë