Ka ndodhur

Në kërkim për moskallëzim krimi, arrestohet 19-vjeçari në Berat

Gazeta Si - Një 19-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka shoqëruar një person që qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti pas një konflikti për motive banale.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Prill të këtij viti, kur A. G. i cili ndodhej si pasagjer në automjetin në pronësi të 19-vjeçarit qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti në pronësi të I.D.

Në momentin e ngjarjes ky i fundit i ka shpëtuar plumbave pasi ndodhej jashtë automjetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë