Ka ndodhur

Në kërkim për drogë, arrestohet një 35-vjeçar në Kapshticë

Gazeta Si - Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve është arrestuar në Elbasan në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Kapshticë.

Policia thotë se i riu, banues në Gramsh, ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Ky shtetas është kapur si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e PKK Kapshticë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, - thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë