Gazeta Si – Një 31-vjeçar është arretsuar nga policia e Vlorës me qëllim ekstradimi pasi policia italiane kishte lëshuar një urdhër ndalimi ndaj tij për prodhim e shitje droge, pjesë e një grupi kriminal.
Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Member”në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i përkohshëm i shtetasit Alfons Gjikaj, 31 vjeç, banues në Vlorë.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar një urdhër-arrest ndaj 31-vjeçarit, në vitin 2020, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, – njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.