Ka ndodhur

Në kërkim në Itali për trafik narkotikësh, i riu arrestohet në Fier

Gazeta Si - Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Patos për llogari të autoriteteve italiane.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale M.I. banues në Patos. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 19 Maj 2022 pasi Gjykata e Laquilas në shtetin fqinj ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale trafik droge.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë