Ka ndodhur

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 40-vjeçari në kryeqytet

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim në Itali si pjesë e një organizate kriminale që merret me shfrytëzim prostitucioni, është arrestuar në Tiranë.

Sipas policisë, I.alias I.M., 40 vjeç, banues në kryeqytet, është arrestuar provizorisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

40-vjeçari rezulton person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Salernos, Itali, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vite burgim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë