Analize

“Ne kemi nevojë për një Kurz gjerman”… Largimi i kancelarit austriak, një tjetër goditje për qendrën e djathtë të Evropës

Qendra e djathtë po mban “zi” për largimin e udhëheqësit të dytë konservator të profilit të lartë brenda një muaji, pasi kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, njoftoi se do të jepte dorëheqjen pas akuzave adresuar tij

Rënia e udhëheqësit 35-vjeçar të Partisë Popullore Austriake (PVP) vjen vetëm disa javë pasi partia e saj simotër gjermane nuk arriti të mbushë hapësirën e lënë nga kancelarja në largim, Angela Merkel, dhe u rrëzua me rezultatin më të keq të marrë ndonjëherë

"Ajo që na nevojitet tani është një situatë e qëndrueshme," u tha Kurz gazetarëve në Vjenë të Shtunën, ndërsa mohoi thelbin e akuzave për korrupsion. "Pra, për të zgjidhur ngërçin, unë dua të hap rrugën për të parandaluar kaosin dhe për të siguruar qëndrueshmërinë"

Dorëzimi i shpejtë i pushtetit në tavolinë te njeriu i tij Alexander Schallenberg aktualisht Ministër i Jashtëm do të bënte që Kurz të përfitonte edhe nga imuniteti i tij parlamentar - megjithëse gazeta e përditshme austriake Der Standard raportoi të dielën se kancelari në largim do të hiqte dorë nga ky privilegj në mënyrë që të provonte pafajësinë e tij.

Një kthim i shpejtë në pushtet (diçka që Kurz arriti, me një shumicë të shtuar, pas rënies së qeverisë së tij të koalicionit me të djathtën ekstreme mbi të ashtuquajturën çështja “Ibiza” në vitin 2019) megjithatë duket e pamundur.

Akuzat që çuan në dorëheqjen e kancelarit austriak dolën për herë të parë të mërkurën e kaluar pasi oficerët austriakë kundër korrupsionit bastisën  zyrat e tij, ministrinë e financave, selinë e partisë së tij dhe një nga ambientet e medias më të fuqishme në vend.

Prokurorët dyshojnë se një rrjet politikanësh konservatorë rreth Kurzit përdorën fonde nga kuleta publike e ministrisë së financave për të financiar disa gazeta për “mbulim” pozitiv por edhe “financuar sondazhe të manipuluara pjesërisht të opinionit që i shërbenin një interesi ekskluzivisht partiak".

Edhe pse prokurorët nuk kanë artikuluar gazeta të veçanta, pronarët e tabloidit Österreich javën e kaluar përcollën një deklaratë duke mohuar raportet paraprake se kishte garantuar mbulim të favorshëm ndaj figurës së Kurz dhe partisë së tij në këmbim të parave të taksapaguesve.

Gjatë dy viteve të fundit, grupi i mediave në Österreich raportohet se ka marrë 1.33 milion euro reklama nga ministria e financave.

Rënia e kancelarit austriak në largim ka qenë po aq e shpejtë sa edhe ngritja e tij në nivelet më të larta të strukturave të fuqisë së republikës Alpine. Pasi u bë sekretar shtetëror për integrimin në moshën 24 -vjeçare, Kurz u ngjit në krye të ministrisë së jashtme në moshën 27 -vjeçare dhe u bë një nga krerët më të rinj të qeverisë të zgjedhur në mënyrë demokratike në botë pasi e udhëhoqi PVP -në drejt një fitoreje zgjedhore në vitin 2017.

Ai riformoi partinë e qendrës së djathtë me imazhin e tij që kur u bë udhëheqësi i saj në maj 2017, duke centralizuar fuqitë vendimmarrëse.

Qasja e Kurz për t'u marrë me ngritjen e një grupi ksenofobik, populist në të djathtën e tij ishte në kontrast me strategjinë e ndjekur nga Bashkimi Kristian Demokrat Gjerman (CDU).

Ndërsa partia e Angela Merkel-it këmbënguli në një "mur zjarri" kundër Alternativës së së djathtës ekstreme Alternative für Deutschland (AfD), Kurz bashkë-zgjodhi qëndrimet e ashpra të emigracionit të partisë “Liria” dhe hyri në një marrëveshje me ta për ndarjen e pushtetit në mandatin e tij të parë.

Ndërsa CDU po shikon pasojat e humbjes së dhimbshme të 26 shtatorit në zgjedhjet federale, disa zëra të qendrës së djathtë gjermane kanë vënë në dukje figurën e Kurz si një model për rinovimin e partisë. "Ne kemi nevojë për një Sebastian Kurz gjerman," kërkoi kreu i lëvizjes rinore të CDU vetëm në fillim të muajit.

Por pas ngjarjeve të javës së kaluar, thirrje të tilla do të dëgjohen më rrallë.

Marrë nga “The Guardian”/ Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë