Politike

‘Ne jemi të shtëpisë’, Ilir Meta shtrëngon duart me Kryemadhin në seli dhe përqafon Elona Gurin (foto)

Nga Gazeta 'Si'-Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Drejtues Kombëtar pasditen e sotme. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë mbërritur njëri pas tjetrit duke u përballur për herë të parë publikisht pas përplasjeve brenda partisë.

Mes tyre kohët e fundit ka përplasje politike, sa i përket mënyrës së organizimit brenda PL. Kjo përplasje politike është konfirmuar si nga Meta ashtu edhe nga Kryemadhi.

Meta i ka takuar të gjithë me radhë, në fund Kryemadhin dhe Elona Gurin të cilën e ka përqafuar si për t'u dhënë fund zërave se ajo do të jetë e përjashtuara e radhës nga partia pas Endrit Braimllarit.

"O paskemi mysafire, paska ardh Lona"- tha Meta teksa përqafoi Gurin.

"Ne jemi të shtëpisë dhe nuk jemi mysafirë", ia priti sakaq Kryemadhi e cila nuk nguroi që t’i tregojë bluzën ku shkruhej ‘Ja ku jam’.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë