Shendet

Rëndohet bilanci në Itali, 107 të vdekur në 10 ditë nga koronavirusi

Numri i viktimave nga shpërthimi i korovirusit në Itali ka arritur në më shumë se 100 viktima, nga 79 që ishte një ditë më parë.

Mediat italianë shkruajnë se në 10 ditët e para të shpërthimit të virusit në vendin fqnj, kanë humbur jetën 107 njerëz.

Kryeministri Giuseppe Conte tha se shërbimi shëndetësor i vendit rrezikonte të mbingarkohej.

Shumica e më shumë se 3,000 të infektuarëve janë në veri të vendit, por raste të tjera janë konfirmuar në 19 nga 20 rajonet e Italisë.

Organizata Botërore e Shëndetit deri më tani nuk ka pranuar të shpallë pandemic por të mërkurën Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë tha se koronavirusi ishte përhapur në mbarë botën.

"Situata po ndryshon shumë shpejt ... Ajo që është e qartë është se ne ende nuk kemi arritur kulmin e shpërthimit," tha Jens Spahn.

Rastet e konfirmuara janë raportuar në 81 vende, me Italinë, Iranin dhe Korenë e Jugut që shfaqen si epiqendra më të mëdha jashtë Kinës.

Ministrja e Arsimit Lucia Azzolina tha se shpresonte që studentët të mund të rifillonin mësimin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Italia po konsideron gjithashtu mbylljen e kinemave dhe teatrove dhe ndalimin e ngjarjeve publike, njoftoi Reuters, duke cituar një dekret qeveritar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë