Arredim

Në hotelin ku ka jetuar legjenda John Lennon

John Lennon dhe Yoko Ono kalonin një pjesë të madhe të kohës në suitën e hotelit Fairmont Queen Elizabeth në Montreal. Suita që ndodhet në katin e 17 të hotelit ishte vendi ku legjenda e muzikës britanike bënte thuajse gjithçka, duke përfshirë edhe intervistat për mediat.

Ajo është transformuar kohët e fundit si pjesë e një rinovimi në të gjithë hotelin, që kushtoi më shumë se 100 milionë dollarë. Joanne Papineau, një zëdhënëse e hotelit , shpjegoi se sot dera kryesore e suitës ku ka jetuar këngëtari është një nga pjesët më të fotografuara të hotelit, nga fansa të ndryshëm nga e gjithë bota.

Pas vdekjes së Lennon në vitin 1980, u ndërmorën disa hapa për të ndryshuar suitën ku kishin jetuar bashkë me Yokon. Arkitektët vendosën të bashkonin karter dhoma për të krijuar një ambient sa më të bukur dhe tërheqës. Në vitin 1989 u emërua zyrtarisht Suita e John Lennon & Yoko Ono

Për këdo që do të prekë dhe shijojë nga afër realitetin e një ambienti ku ka jetuar ylli i muzikës britanike, mund ta bëjë ëndrrën realitet. Një natë në këtë suitë të mrekullueshme të hotelit kushton 1900 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë