Arredim

Në harmoni me natyrën, shtëpia më e bukur që keni parë ndonjëherë

Shtëpia Nautilus e vendosur pranë qytetit të Meksikës është një shtëpi unike në formën e guaskës dhe është projektuar nga arkitekti meksikan Javier Senosiain. Dizajni i shtëpisë është shumë novator, i pazakontë dhe i guximshëm.

Javier vendosi të sjellë jetën ujore në arkitekturë. Frymëzuar nga puna e Gaudit dhe Frank Lloyd Wright, arkitekti ka sjellë në Meksikë një shembull tjetër të ndritshëm të asaj që ai e quan "Bio-Arkitekturë" - ideja që ndërtesat bazuar në parimet natyrore të formave organike na kthejnë në historinë lokale, traditën dhe rrënjët kulturore, duke krijuar harmoni me natyrën.

Një familje e re me dy fëmijë nga Meksika ishte lodhur duke jetuar në një shtëpi konvencionale dhe donte të ndryshonte dhe të jetonte në një shtëpi të integruar në natyrë, njëkosisht edhe moderne.

Shtëpia Nautilus është e mrekullueshme për t’u parë, për të ecur dhe për t’u shijuar - një përzierje e arkitekturës moderne dhe artit bashkëkohor.

Shtëpia e çuditshme skulpturore përmban një hyrje të mrekullueshme të ndarë në një mur me ngjyra të lehta. Secili element është zgjedhur me kujdes për të përkuar me temën e ndërtesës. Senosaini përshkruan: "Jeta shoqërore e kësaj shtëpie rrjedh brenda Nautilus pa asnjë ndarje, një zonë harmonike në tre dimensione ku mund të vëreni dinamikën e vazhdueshme të dimensionit të katërt kur lëvizni në spirale mbi shkallët me një ndjenjë lundrimi sikur jemi mes gjelbërimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë