Nga Gazeta ‘SI’ - Në gusht 2023, në Shqipëri janë raportuar 117 aksidente rrugore, me një rritje me 7% nga gushti 2022.
Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 180 persona nga të cilët 123 ishin meshkuj.
Sjellja e drejtuesit të mjetit vazhdon të jetë shkaku kryesor i aksidenteve në vend, në 97% të rasteve. Të rinjtë 24-44 vjeç janë grupi me më shumë aksidente, por ka pasur rritje me 30% për grupmoshën 35-44 vjeç, në raport vjetor.

Tirana është vendi me më shumë aksidente gjatë gushtit 2023, 46, ndjekur nga Durrësi me 17 dhe Vlora me 14.
Sipas ditëve të javës, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e hënë me 18%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e diel me 10.3%. Orari më problematik është ai i mbrëmjes, 19:00-24:00 me 24% të aksidenteve në total.
Në tetëmujorin e vitit 2023, numërohen 770 aksidente rrugore nga 795 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 3.1 %.
Numri i të aksidentuarve është 1.067 persona nga 1.123 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aksidentet rrugore, në 12.2 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për tetëmujorin është ulur me 5.1 %.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.