Ka ndodhur

Në furgon me 59 emigrantë, 53-vjeçari tenton të korruptojë policin me 2.000 euro

Gazeta Si - Një 53-vjeçar është arrestuar, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim, pasi po transportonin me një furgon 59 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Adoleshenti 18- vjeçar G.M., ka mundur të largohet, duke përfituar nga errësira. Ndërsa 53-vjeçari, babai i të riut ,ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, me qëllim që të mos kryenin veprime procedurale për këtë rast.

Gjatë kontrollit fizik, 53-vjeçarit iu gjetën 11.460 euro dhe 5000 lekë, të dyshuar të përfituar në këtë veprimtari kriminale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë