Megjithëse nuk priten reshje shiu në jug të vendit, kjo mundësi nuk përjashtohet në zona të tjera si Shkodra, Kukësi, Dibra ku mund të ketë reshje të pakta. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Temperaturat do të jenë të luhatshme. Instituti i Gjeoshkencës njofton se të shtunën pritet nivel “i moderuar’’ rreziku për zjarr në qarqet Durrës, Tiranë, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa nivel “i ulët” rreziku në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Elbasan dhe Korçë. Në dy qarqe pritet rrezik “i lartë” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Fier dhe Vlorë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 19-28 gradë celsius.
Në vendet e ulëta: 16-30 gradë celsius.
Në vendet malore: 12- 25 gradë celsius.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




