Sot temperaturat parashikohen rreth 34 gradë celsius maksimalja ndërsa në fundjavë do të rriten. Kjo fundjavë do të jetë me vranësira, më të dukshme në zonat malore por temperaturat do të jenë tipike vere, ku maksimalet do të shënojnë 34-35 gradë celsius.
Megjithëse do të ketë dhe vranësira, nuk do të mungojnë intervalet e gjata me diell, sidomos ditën e diel, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave të ulëta. Vranësirat do të shfaqen kryesisht në zonat e pasdites, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore në ditën e shtunë. Ditën e diel edhe pse do të jenë prezent vranësirat, nuk do të ketë reshje.
Fundjava do të mbetet me temperatura minimale, kryesisht 11-12 gradë në zonat malore dhe maksimale 34-35 gradë celcius.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




