Moti

Në fundjavë moti do vazhdojë njësoj, temperaturat deri në 38 gradë

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga një zonë me presion të ulët atmosferik dhe masa ajri të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat kanë sjellë rënie temperaturave.

Në pjesën e dytë të ditës së sotme parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore dhe pjesërisht të ulëta ku në skajin verior do të ketë reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten deri në mesditë duke luhatur vlerat ditore  nga 17 gradë Celsius deri në 38 gradë Celsius.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore  16/33°C

Zona e ulët  17/35°C

Zona bregdetare  20/34°C

Ndërsa ditën e nesërme parashikohet që deri në orës e mesditës pjesa më e madhe e vendit të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultërsirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Në vijim pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në veri.

Temperaturat e ajrit do të ulën lehtë në mëngjes por do të  rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16 gradë Celsius deri në 39 gradë Celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë