Ngjarje

Në foto, tajfuni Jebi “gjunjëzon” Japoninë

Aeroporti i madh i Japonisë vazhdon të jetë i mbyllur, ndërkohë që mijëra njerëz janë evakuuar. Tajfuni Jebi, stuhia më e fuqishme në një çerek shekulli ka lënë një gjurmë të fuqishme shkatërrimi në mbarë kombin aziatik.

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur, pasi tajfuni goditi zonën rreth Osakës, qytetit të dytë më të madh Japonisë

Një sërë aeroportesh, qendrash biznesi dhe porte kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërkohë që mijëra banorë mbetën pa energji elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë