Kryeministri Edi Rama ka shkuar në zonën e Kënetës në Durrës për të qetësuar banorët, por mbi të gjitha për t’i bindur ato që të largohen në rast se shtëpitë e tyre rrezikohen janë të pabanueshme. Shefi i qeverisë ndërkaq asistoi në një moment kur një ekspert i huaj po kontrollonte shtëpitë nëse ka rast rreziku ose jo. Eksperti i pranishëm pas vlerësimit i kërkoi që të mos rrinin pranë shtëpisë, pasi kishte një rrezik të madh dhe duhet të largoheshin. Ky vlerësim u bë në prani të Ramës, i cili deklaroi se ekspertiza ndërkombëtare, e kjo për të krijuar një besueshmëri te qytetarët.
Rama shkoi më pas edhe te zona ku po prishej Vila Verde. Aksioni është përqendruar në hotelet e shembura në Durrës, një ndërtesë katërkatëshe në zonë e plazhit që është shkatërruar komplet nga tërmeti, ndërsa rrezikon dhe ndërtesat e tjera aty pranë.
Kryeministri ndërkaq u shpreh se “kjo është godina që janë ndërtuar sipas modelit, “shto ujë e shto miell e s’ka qëndruar. Kjo është rrumpalla. Por pallatet e reja që janë dhënë me leje i kanë rezistuar”.
Rama ndërkohë ka falenderuar ekspertët zvicerianë, francezë dhe grekë për punën e tyre që po bëjnë. Nga mediat kryeministri Edi Rama u pyet dhe në lidhje me dorëheqjen e kryebashkiakes së Durrës, Valbona Sako, e cila e ndërmori një akt të tillë pas deklaratës së bërë “të jemi të kënaqur me 50 viktima”.
Shefi i qeverisë ka akuzuar mediat për komentet e bëra dhe helmet që po hedhin nga studiot e lajmeve dhe jo gazetarët e terrenit. Kryeministri Edi Rama komenton dorëheqjen e Valbona Sako si kryebashkiakes së Durrësit, pas deklaratës së bërë se “duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima”. Ai sulmoi mediat që po hedhin helme. “Ajo që mendoj se nuk është normale dorëheqja? Ajo bëjnë ata që ju nxjerrin juve në terren, sepse ata duhet t’ju orientojnë juve në terren, sepse ju duhet të jepni në këto momente të jepni sa më shumë energji pozitive. Mos të merremi me këto histori anësore. Ju jeni heronj në terren, por ata që ju drejtojnë me telefon nga redaksitë dhe të mbledhin në darkë lloj lloj sharlatanët, pasi njerëzit janë të tmerruar. Një nga gjeneratorët e tmerrit janë ekranet e debateve pa kuptim. Janë ekrane ku jepen kronika sikur në çdo shtëpi ka rënë bomba. Ndaj është misioni juaj që të thoni; nuk ka rëndësi fare nëse ka plasur apo jo muri, por rëndësi ka që; a janë prekur apo jo kolonat? Nëse nuk na ndihmoni, mos na e bëni punën të vështirë duke hedhur helm. I luajtët mëndsh njerëzit. Jo ju që jeni këtu në terren, por përmes ekraneve”,deklaroi Rama.
Kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu në një prononcim për mediat u shpreh se do të shemben në Durrës 27 banesa. “Po bëjmë ekspertizën përkatëse. Ato banesa që janë të rrezikshme ne i udhëzojmë njerëzit që të mos qëndrojnë. Grupet e vlerësimit janë në terren, jo vetëm shqiptare, po edhe të huajt si Franca, Turqia, Zvicra, Greqia”, deklaroi Hysenlliu, i cili shtoi se po kryhen inspektimet në terren në zonën e prekura nga tërmeti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.