Filma

Në dhjetor shfaqet filmi i ri nga Beyonce, publikohet traileri

Në kinema nga 1 dhjetori historia për turneun prej 4.5 miliardë dollarësh, fitimi më i madh në histori për një artiste femër.

Pas Taylor Swift, edhe Beyoncé mbërrin në kinema me imazhet e turneut të saj të fundit “Reinaissance”, i cili e pa atë si protagoniste në të gjithë botën dhe përfundoi më 1 tetorin e kaluar. Një turne faraonik i cili vetëm në muajin gusht fitoi afërsisht 179 milionë dollarë dhe që tashmë është kthyer në turneun me fitim më të madh nga një artiste femër, me 4.5 miliardë dollarë të ardhura. Traileri për filmin, i cili do të shfaqet në kinema më 1 dhjetor, është tashmë i disponueshëm dhe Beyoncé e ka shfaqur në profilin e saj në Instagram.

Në trailer këngëtarja 42-vjeçare ndan rutinën e saj të përgatitjes dhe shihet duke u kujdesur për fëmijën e saj më të madh Blue Ivy, 11 vjeç, ndërsa përkushtohet edhe pas binjakëve të saj Rumi dhe Sir.

Pavarësisht se po përgatitej për të performuar para mijëra njerëzve, ajo shihet duke buzëqeshur dhe duke festuar me një gotë para kamerës – edhe pse siç u përfol se ajo po e bënte turneun e saj pa përfshirje të alkoolit.

Traileri fillon me një pamje të Beyonces duke mbërritur në një nga vendet e turneut të saj.

“Kur jam duke performuar, nuk jam gjë tjetër veçse e lirë”, thotë Beyonce me zë të lartë, ndërsa shohim pamjet e saj duke u përgatitur për një performancë, duke ngrënë një sanduiç ndërsa skuadra e saj e bën gati për shfaqjen.

Ajo është parë me familjen e saj dhe është duke shkuar drejt një helikopteri, duke shtuar, “Qëllimi i këtij turneu ishte të krijonte një vend ku të gjithë të jenë të lirë dhe askush të mos gjykohet”.

Këngëtarja ka vite që punon për projektin, i cili vjen në kinema në dhjetor, në të cilin imazhet e turneut të 2023-ës shoqërohen në stil dokumentar nga pamjet e regjistruara në studio gjatë realizimit të albumit dhe gjatë provave të turneut.

Dalja në kinema nga 1 dhjetori përdor fundjavën e gjatë të festës së Falënderimeve. Filmi i Taylor Swift për turneun e Eras, një turne i vërtetë që thyen rekord, do të publikohet më 12 tetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë