Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin verior të Australisë, Lajamanu. Banorët kanë mbetur të befasuar kur bashkë me rrebeshin e shiut nga qielli kanë rënë edhe shumë peshq.
“Pasi nisi të binte shi, ne u befasuam kur nga qielli ranë edhe peshq, shumë prej të cilëve ishin ende të gjallë. Kjo është gjëja më e mahnitshme që ne kemi parë ndonjëherë”, tha Andrew Johnson Japanangka, një drejtues lokal.

Ky fenomen ka ndodhur të paktën edhe 4 herë të tjera në 30 vitet e fundit në Australi. Për herë të fundit, ky fenomen ka ndodhur në vitin 2016 në qytetin Winton në Queensland.


Hera e fundit që ka ndodhur kjo ishte në vitin 2010

Meteorologët besojnë se ky fenomen mund të ndodhë për shkak të tornadove, të cilat mund të thithin ujin nga lumenjtë së bashku me peshqit, të cilat bien më pas bien në tokë qindra kilometra larg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




