Shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare për tremujorin e parë të vitit u rrit në 11.9%.
Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të këtij viti numri i të punësuarve gjithsej u ul me 2.6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e papunësisë tregon se ekonomia ende nuk e ka rimarrë veten nga pasojat e pandemisë.
Në tremujorin e parë 2021, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59.0 %.
Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11.9 % në tremujorin e parë e cila krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, është rritur me 0.5 pikë përqindje% .
Në tremujorin e parë 2021, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 67.5 % duke u tkurrur me 2.1 pikë përqindje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 58.3 %, ndërsa për burrat ky tregues është 76.9 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është ulur me 3.6 pikë përqindje dhe për burrat është ulur me 0.7 pikë përqindje.
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59.0 %.
Në terma vjetorë, punësimi ulet me 7.8 % në sektorin e bujqësisë, me 0.3 % në sektorin e shërbimeve dhe rritet me 1.5 % në sektorin e industrisë. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e parë 2021, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u ul me 0.5 %.
Shkalla e punësimit për burrat është 67.4 %, ndërsa për gratë 50.8 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020, shkalla e punësimit për burrat është ulur me 1,3 pikë përqindje dhe për gratë u ul me 3,4 pikë përqindje. Shkalla e punësimit të të rinjve është 38.9 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2020, shkalla e punësimit është 69.0 %.
Shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rritje. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020,shkalla e papunësisë për të rinjtë, në tremujorin e parë 2021, është 3.3 pikë përqindje më e lartë.
Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 9.1 %. Në terma vjetorë ky tregues është në të njëjtin nivel, ndërsa krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grup-moshë, shkalla e papunësisë është ulur me 0.1 pikë përqindje.
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, 18,9 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 11,5 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 10,7 % në paaftësi të përhershme.
Gjatë tremujorit të parë 2021, 11,2 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.
Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 70,1 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.