Ngjarje

Në 2018 dolën nga vendi më shumë shqiptarë se në 2017

Rritet numri i shqiptarëve që e kaluan kufirin në 2018-ën krahasuar me vitin paraardhës.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i vendit tonë në 2018-ën, janë 5.415.071, e përkthyer në përqindje janë 4,4 % më shumë shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria për arsye të ndryshme gjatë vitit që kaloi.

Fenomen i kundërt është vënë re me shtetasit e huaj, numri i të cilëve që lënë Shqipërinë është ulur. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Dhjetor 2018, janë 209.383. Krahasuar me Dhjetor 2017, ky numër është ulur 23,5 %.

Ndër ata që kanë preferuar më shumë Shqipërinë përgjatë 2018-ës, shtetasit polak kanë pasur rritjen më të madhe.

Të dhënat e INSTAT për “Lëvizjet e Shtetasve në Shqipëri” me interes turizmin tregojnë se
34,2 % më shumë shtetas polakë kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit që lamë pas krahasuar me 2017-ën.

Statistikat tregojnë se ka patur rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj në territorin shqiptar gjatë 2018-ës me 15,8% krahasimisht me vititn paraardhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë