Menaxhim

Ndryshon statusi i ushtarakut / Pagë për studentët dhe banesë për ushtarët që s’kanë shtëpi

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria po tenton të bëjë më tërheqëse pjesëmarrjen e të rinjve në ushtri, duke i ofruar atyre shpërblime monetare dhe jo vetëm.

Sipas një drafti në konsultim, ministria e Mbrojtjes parashikon të paguajë çdo student të akademisë ushtarake sa një ushtar. Përveç studentëve, përfitimet rriten edhe për ushtarakët aktivë sipas vjetërsisë së punës.

Drafti thotë se ushtarakëve aktivë që nuk kanë banesë në pronësi në emër të tyre dhe anëtarëve të familjes sipas certifikatës familjare, u ofrohet banesë në përdorim në objektet ekzistuese të përshtatura për strehim apo në objektet e reja të ndërtuara për qëllime strehimi.

Në momentin që ushtarakët do të largohen nga FA, ata do të përfitojnë shpërblim sipas pagës referuese të fundit, sipas gradës. Pra, 15 paga për ushtarët dhe marinarët, 20 paga për nënoficerët dhe 25 paga për oficerët.

Ministria parashikon që këto ndryshime t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 18 mln euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë