Ngjarje

Ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas

Kjo e diel ka sjellë rikthimin e orës diellore. Pas mesnate akrepat e orës u zhvendosën 60 minuta pas. Ndryshimi ndodh në orën 03:00 të mëngjesit, kur ora shënon 02:00, duke bërë të mundur një orë më shumë dritë në mëngjes.

Por ndryshimi i orës do të sjellë mbrëmjen më herët, pasi do të errësohet më shpejt. Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri të dielën e fundit të muajit mars 2024, kur do të ribëhet ndërrimi dhe rikthimi në orën ligjore.

Të gjitha pajisjet dixhitale si celularë e kompjuter përditësoshen në mënyrë automatike, ndërsa manualisht duhet të ndryshojmë vetëm orët analoge.

Prej disa vitesh, për shkak edhe të efekteve që ka në konsumin e energjisë, kanë nisur diskutimet për adoptimin përfundimtar të orës ligjore.

Sipas atyre që mbrojnë idenë e vendosjes përgjithmonë të orës ligjore, kjo do të sjellë kursim të energjisë elektrike, por edhe do të reduktojë çlirimin e ndotjes nga dioksidi i karbonit në atmosferë.

Në 2019, Parlamenti Evropian nisi diskutimet për këtë arsye, mirëpo pati dyshime nga shumë vende, duke mos arritur në dakordësi për aplikimin e një orë gjatë gjithë vitit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë