Teknologji dhe Inovacion

Ndryshimi i klimës, uji dhe energjia e gjelbër do të prodhohet nga një pajisje e vetme

Hulumtuesit kanë gjetur një mënyrë për të pastruar ujin dhe për të prodhuar energji elektrike, nga një pajisje e vetme, e cila ndikohet nga rrezet e diellit. Shkencëtarët përshtatën një panel diellor që jo vetëm gjeneroi energji, por përdorte nxehtësi për të distiluar dhe pastruar ujin e detit. Ata besojnë se ideja mund të bëjë një kthesë të madhe për ndryshimet klimaterike dhe për furnizimet e kufizuara të ujit. Autori kryesor pret që pajisja tregtare të jetë e disponueshme për pesë vjet.

Energjia e gjelbër dhe uji i pastër janë ndër sfidat kryesore për zhvillimin e botës, sidomos në vendet e mëdha. Por, qasjet tradicionale të prodhimit të energjisë konsumojnë sasi të mëdha uji. Në SHBA dhe Europë rreth 50 për qind e tërheqjeve të ujit janë për prodhimin e energjisë. Në mënyrë të ngjashme, prodhimi i ujit për njerëzit nëpërmjet distilimit në vendet me mungesë harxhon shumë energji. Është vlerësuar se në vendet arabe rreth 15 për qind e prodhimit të energjisë elektrike përdoren për prodhimin e ujit të pijshëm. Tashmë studiuesit besojnë se kanë gjetur një mënyrë për të kombinuar këto veprime në një pajisje të vetme.
Panelet diellore moderne ekzistuese kthejnë diellin në energji elektrike. Normalisht rreth 10-20 për qind e diellit që godet panelin kthehet në fuqi, ndërsa pjesa tjetër e kësaj nxehtësie konsiderohet si mbeturina.

Në këtë eksperiment, shkencëtarët projektuan një njësi të distilimit të membranës në tre faza dhe e bashkëngjitën në pjesën e prapme të sistemit fotovoltaik. Një sistem fotovoltaik është në gjendje të transformoje, direkt dhe në çast, energjinë diellore në energji elektrike pa përdorimin e asnjë lloj lënde djegëse. Ky sistem shfrytëzon të ashtuquajturin efekt fotovoltaik, pra aftësinë që kanë disa materiale gjysmëpërçues (kryesisht silici) të cilët të trajtuar në mënyrë specifike, prodhojnë energji elektrike nëse reflektojnë rrezatim të ndritshëm. Baza e çdo sistemi është paneli fotovoltaik, i realizuar nga lidhja e disa qelizave. Një bashkësi modulesh fotovoltaike, të lidhur me njëri-tjetrin përbëjnë gjeneratorin dhe mundësojnë prodhimin e energjisë së nevojshme nga impianti. Transferimi i energjisë nga sistemi fotovoltaik te përdoruesi ndodh nëpërmjet një inverteri, një aparat i nevojshëm për të shndërruar rrymën e vazhduar në rryme alternative për rrjetin. Gjeneratori në thelb avullon ujin e detit në temperatura relativisht të ulëta. Hulumtuesit ishin në gjendje të prodhonin tre herë më shumë ujë se çiftet diellore konvencionale, ndërkohë që gjeneronin energji elektrike me një efikasitet më të madh se 11%. Kjo do të thoshte se pajisja krijoi nëntë herë më shumë energji se sa ishte arritur në hulumtimet e botuara më parë.

“Ngrohja e “mbeturinave” nga panelet është injoruar me të vërtetë, askush nuk e ka menduar atë si një burim, energjie apo uji. Tashmë po përdorim ngrohjen për të gjeneruar avujt e ujit që transportohen nëpër gjenerator dhe pastaj kondensohen në anën tjetër,” tha autori kryesor Peng Wang nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë King Abdullah në Arabinë Saudite.
Sipas autorëve, nëse teknologjia përmirësohet dhe përdoret në nivel global, mund të prodhojë në teori 10% të sasisë totale të ujit të pijshëm të konsumuar. Megjithatë ka shumë hapa të ndërlikuar për të kaluar dhe për të zhvilluar dhe komercializuar këtë lloj pajisje. Ka disa të meta të natyrshme në atë që ka nevojë për një sipërfaqe të madhe toke dhe për të përftuar dritën diellore të mjaftueshme për të qenë efektive në prodhimin e ujit.
“Pajisja mund të përdoret për zonat bregdetare dhe mund të furnizojë me ujë të pijshëm një qytet me mbi një milion njerëz. Është një teknologji e përshtatshme për të ofruar ujë të pijshëm dhe energji të pastër njëkohësisht,” tha Prof Wang./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë