Shendet

Ndryshimi i gjeneve alarmon botën

Kohët e fundit kanë dalë dyshime në lidhje me pretendimet e një shkencëtari kinez që ka nxitur krijimin e foshnjave në mënyrë me anë të ndërhyrjeve gjenetike.
Profesori Jian Kui thotë se vajzat binjake, të lindura disa javë më parë, kishin ADN-në e tyre të ndryshuar që në embrione për të parandaluar ata nga prekja e virusit të HIV-it .

Pretendimet e tij, të filmuara nga Associated Press, janë të paverifikuara dhe kanë shkaktuar dyshime nga shkencëtarë të tjerë, të cilët e kanë quajtur këtë ide monstruoze.
Ndryshimi i gjeneve mund të ndihmojë në shmangien e sëmundjeve të trashëgueshme, por ekspertët të cilët janë të shqetësuar për gjenomin e embrionit. Sipas shkencëtarëve një ndryshim i tillë mund ti shkaktojë dëm jo vetëm individëve por edhe gjeneratave të ardhshme.
Shumë vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, kanë ligje që parandalojnë ndryshimet e gjenetikës. Shkencëtarët gjithashtu, thanë se nuk duhet të bëhen kërkime për ndryshimin e gjeneve, për aq kohë sa është e ndaluar të përdoren.

Shkencëtari Prof He, i cili punon një laborator në qytetin jugor kinez të Shenzhen, tha se ka përdorur mjete për ndryshmin e gjeneve për të bërë dy vajza të binjake, të njohura si "Lulu" dhe "Nana".
Në një video, ai pretendon të ketë eliminuar një gjen të quajtur CCR5 që i bën vajzat rezistente ndaj HIV-it, nëse ata ndonjëherë do të vijnë në kontakt me virusin.
Ai thotë se puna e tij ka të bëjë me krijimin e fëmijëve që nuk do të vuajnë nga sëmundjet, në vend që të krijojnë foshnjat me ngjyrën e syve si dëshirojnë prindërit ose nivelin e inteligjencës së lartë.

He Jufag, shkencëtari kinez, që ndryshoi gjenet

"E kuptoj se puna ime do të ketë diskutime, por unë besoj se familjet kanë nevojë për këtë teknologji dhe unë jam i gatshëm të marr kritikat për ta,” thotë ai në video.
Megjithatë, disa organizata dhe spitale të ndryshme në mbarë botën kanë mohuar të përfshihen në këtë shpikje të re. Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Shenzhen deklaroi se nuk ishte në dijeni të projektit do të niste një hetim.

Prof Julian Savulescu, një ekspert i etikës në Universitetin e Oksfordit, tha se nëse është e vërtetë, ky eksperiment është monstruoz, pasi embrionet janë përgjithësisht të shëndetshme.
"Ndryshimi i gjeneve është eksperimental dhe do të shkaktojë probleme gjenetike më vonë në jetën e fëmijëve, duke përfshirë zhvillimin e kancerit. Ky eksperiment ekspozon fëmijët normalë të shëndoshë ndaj rreziqeve për asnjë përfitim të nevojshëm,” thotë ai

Shkencëtarët thonë se redaktimi i gjeneve mund të jetë i justifikueshëm një ditë, por nevojiten shumë kontrolle.
Dr Yalda Jamshidi, një ekspert i gjenetikës në Universitetin e Shën Gjergjit në Londër, tha se dihet shumë pak për efektet afatgjata dhe shumica e njerëzve do të pajtoheshin me këtë eksperiment vetëm për të përmirësuar njohuritë njerëzore dhe kjo është moralisht e papranueshme./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë