Arredim

Ndryshimet që sjell e ardhmja në arredim

Shumë gjëra do të ndryshojnë në të ardhmen dhe kjo është e sigurt. Ndryshime kanë filluar të shikojnë dhe shtëpitë tona duke filluar nga përdorimi i ngjyrave dhe dëshira për ti dhënë jetë asaj.
Disa dizejnues janë pyetur për të ardhmen dhe trendet që do të sjellë ajo dhe këtu keni 10 prej tyre.
Ne do të duam më shumë natyrën
Arkitekti Malcolm Francisko tha se që tani njerëzit kanë filluar të duan natyrën më shumë. Tashmë duam shtëpi të mbushura me lule që të jep ndjesinë e natyrës dhe do të jemi çdo herë e më shumë në kërkim të diellit që bie në dhomë apo dhe erës që futet brenda kur hap dritaren.

Imazh ilustrues

Do të refuzojmë ambientet e hapura
Puna dhe studimet nga shtëpia na kanë bërë, pa vetëdije, dashamirës të ambienteve të mbyllura.
Arkitekti nga San Francisko Andrew Mann tha se tani ne nuk kemi shumë dëshirë të ndajmë vende të ndryshme për aktivitete të ndryshme. Për shumë njerëz është më e përshtatshme të kenë një dhomë ku punojnë por dhe mund të pushojnë apo pse jo, edhe të hanë dhe të ndihen rehat mes atyre katër mureve.
Periferitë do të marrin më shumë vëmendje
"Njerëzit që kanë dashur jetën e qytetit tani duan një shtëpi sa më larg tij." tha Charles Hilton, një arkitekt në Greenwich.
Leslie Martin bën vepra të ndryshme prej bronzi dhe i shet në një hotel në periferi të Kenilworth. Ajo thotë se shumë persona i pëlqejnë punimet e saj por nuk i blejnë pasi deri tani nuk i pëlqenin gjëra të tilla dhe se këto punime nuk lidhen me qytetin edhe pse i pëlqejnë.
"Klientët nga qyteti shqetësohen kur e kuptojnë se kanë filluar të pëlqejnë gjëra që nuk i përkasin qytetit." tha ajo.
Do të kërkojmë të kemi çdo gjë në shtëpi
Dizejnuesja nga Çikago tha se shumë njerëz i kërkojnë të dizejnojë hapësirë për palestren apo dhe vend për sauna.
"Njerëzit i dëshirojnë të gjitha në shtëpi. Më kanë kërkuar edhe dhoma meditimi me çdo arredim që kërkon kjo, duke filluar nga perdet apo lloji i karrigeve." tha ajo.
Divanët do të jenë sa më të vegjël
Në 2010 përdorimi i mobiljeve ndryshoi. Njerëzit kishin tendencën të merrnin divanë sa më të mëdhenj dhe shikohej më shumë bukuria sesa rehatia.
Caitie Smithe, dizejnuese në një dyqan mobiljesh në Çikago tha se ka pak kohë që klientët kërkojnë divanë të vegjël dhe të rehatshëm më shumë sesa simpatikë.

Imazh ilustrues

Do të ketë përparësi pastërtia
Virusi ka kthyer vëmendjen nga lavamanët, hapësirat e nevojshme për këpucët apo dhe një mini spital në hyrje të shtëpisë.
Dizejnuesja Marie Flanigan nga Hjuston tha se shumë klientë i kërkojnë të arredojë një hapësirë të vogël me dezifektantë dhe letra duarsh.
Ajo gjithashtu tha se të tjerë kanë menduar të bëjnë lavamanë të vegjël afër derës për të larë duart.
Do të jetojnë shumë breza bashkë
Kjo nuk është shumë e panjohur në Shqipëri ku fare mirë mund të gjesh shumë breza që jetojnë në një shtëpi. Por kjo është jo e zakonshme në botë dhe arkitekti Chet Callahan është habitur kur një familje i ka kërkuar projekt që përfshin një shtëpi ku të jetojnë tre breza.
Ai mendon se kjo dëshirë ka ardhur dhe si pasojë e Covid-19 ku mundësitë për të jetuar vetëm janë të pakta ashtu siç është dhe dëshira.

Imazh ilustrues

Dizajni do të zbutet
Mendoni për modernen dhe pastaj hidhni një sy drejt asaj që duket më pak e lezetshme siç janë tavolinat e rrumbullakëta.
"Psikologjia e formave na tregon se format e rrumbullakëta ngjallin harmoni dhe ngrohtësi prandaj dhe do të fillojnë të përdoren." tha stilistja Gillian Segal.
Ne do të blejmë me zgjuarsi
Pronarët e shtëpive gjithnjë e më shumë do të investojnë në cilësi dhe do të kërkojnë të dinë në çfarë po investojnë.
"Tashmë njerëzit mendohen më shumë për vendime që më parë i merrni në minut." tha dizejnuesja Vicky Charles.
Një dizejnuese nga Nju Jork, Abbu Hetherington tha se klientët e saj tani janë gjithnjë e më të vetëdijshëm se ku shkojnë paratë e tyre.

Imazh ilustrues

Do të dominojë puna nga shtëpia
Marion Miller, dizejnuese në Honolulu tha se kërkesat për arredim kanë ndryshuar shumë.
"Ka pafund klientë që më kanë kërkuar të ndryshoj totalisht dhomën e tyre duke shtuar një anë muri të përshtatshëm për videokonferencat apo edhe vendosjen e veprave artistike nëpër dhomë në mënyrë që cdo cep të duket mirë përderisa tani po 'takohemi' vetëm me anë të kamerave.
Burimi: Wall Street Journal. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë