Mjedis

Ndryshimet klimatike dhe El Nino po nxisin një valë të rrallë të të nxehtit dimëror

Brazili është goditur nga temperatura rekord prej gati 42°C, pavarësisht se është ende në dimër. Vala e rrallë e të nxehtit përfshiu 19 nga 26 shtetet e Brazilit, sipas Institutit Kombëtar Meteorologjik.

Ai solli gjithashtu thatësirë, në një vend që është shtëpia e pyjeve tropikale të Amazonës. Në fillim të këtij muaji, Kili përjetoi gjithashtu një valë të nxehti dimërore me temperatura të larta deri në 37°C. Katër kryeqytete shtetërore shënuan temperaturën më të lartë të vitit të mërkurën. Cuiabá, në Brazilin qendror-perëndimor, maksimalet arritën 41.8°C.

Banorët në Rio de Zhaneiro dhe Sao Paulo, dy qytetet më të populluara të Brazilit, u goditën gjithashtu nga vala e të nxehtit. Në Rio, temperaturat arritën në 38.7°C të enjten, dita e dytë më e nxehtë e qytetit të vitit 2023.

Autoritetet thanë se shtetet verilindore të Bahia dhe Piaui panë se lagështia e ajrit ra nën 20% dhe qeveria rekomandoi që njerëzit të shmangin aktivitetet fizike dhe të qëndrojnë brenda në kohët më të nxehta të ditës. Vera është ende katër muaj larg në hemisferën jugore por muajin e kaluar, Brazili përjetoi korrikun e tij më të nxehtë që nga fillimi i matjeve zyrtare në vitin 1961, duke reflektuar rekordin global, me temperaturë mesatare prej 23°C.

Klimatologu Jose Marengo nga qendra kombëtare e monitorimit të fatkeqësive tha se ditët e ngrohta gjatë dimrit zakonisht shkaktohen nga një anomali e presionit të lartë që formon një mburojë mbi një shtrirje shtetesh, duke përfshirë Amazonën juglindore dhe jugore.

Ndryshimet klimatike dhe fenomeni El Nino ka të ngjarë të përforcojnë temperaturat më të larta dhe kushtet më të thata të motit, sipas Renata Libonati, një studiuese në Universitetin Federal të Rio de Zhaneiros.

Sipas Marengo, ditët e nxehta aktuale në dimrin brazilian kanë më pak ndikim në popullatë sesa valët e të nxehtit të regjistruara në Europë, sepse qytetet braziliane janë më të mësuara me temperaturat tropikale. Marengo tha se koha do të tregojë nëse ajo që po ndodh në Brazil është me të vërtetë një valë të nxehti pasi ka të ngjarë të ndërpritet me ardhjen e një valë të ftohtë brenda disa ditësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë