Shendet

Ndryshimet klimaterike po “vrasin” fëmijët

Ndryshimi i klimës paraqet një rrezik të madh për shëndetin e fëmijëve dhe tashmë ka efekte të vazhdueshme tek ata. Efektet do t’u zgjasin gjatë gjithë jetës së tyre, e askush nuk po merr parasysh të dhënat që nxjerrin shkencëtarët.
Rritja drastike të emetimeve, rritjet e temperaturës, do të rëndojnë gjeneratën e ardhshme me nivele të larta të kequshqyerjes, sisteme më të dobëta të imunitetit dhe rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme.
Të dhënat e botuara në revistën “The Lancet” panë progresin e 41 treguesve kryesorë që përfshinin hulumtime nga 120 ekspertë dhe 35 institucione. Ata panë se çfarë do të ndodhte nëse njerëzimi do të ndiqte rrugën aktuale të të bërit biznes: Një fëmijë i lindur në kushtet e ajrit që është bota sot, do të rrezikohet nga një sërë sëmundjesh nesër.
Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës do të lërë pasoja tek ata gjatë gjithë jetës së tyre nëse nuk merren masa për të kufizuar ngritjen e temperaturave nën 2 gradë celsius.

Ndërsa temperaturat rriten, shkencëtarët po parashikojnë ulje të rendimenteve të kulturave ushqimore kryesore si misri, orizi dhe soja, gjë që do të bëjë që çmimet të rriten, duke i bërë fëmijët më të prekshëm nga kequshqyerja dhe duke pasur probleme në zhvillim. Fëmijët e vegjël janë veçanërisht të prekshëm nga rritja e sëmundjeve infektive të shkaktuara nga rritja e temperaturave dhe ndryshimi i modeleve të reshjeve.
Temperaturat e ngrohta në vitin 2018 shkaktuan një rritje të përhapjes së një bakterie që shkakton sëmundje diarreale dhe infeksione.
“Fëmijët janë veçanërisht të prekshëm ndaj rreziqeve shëndetësore të një klime gjithnjë e më shumë të pa qëndrueshme. Trupat e tyre dhe sistemet imunitare ende në zhvillim, i bën ata më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve,” Nick Watts, drejtori ekzekutiv i revistës “The Lancet Countdoën”, i cili siguroi gjetjet që tregonin lidhjet mes shëndetit dhe ndryshimeve klimatike.
“Dëmi i bërë në fëmijërinë e hershme sjell pasoja për shëndetin për një kohë shumë të gjatë. Pa veprime të menjëhershme nga të gjitha vendet për të ulur emetimet e gazrave serë, fitimet në mirëqenie dhe jetëgjatësia do të rrezikohen dhe ndryshimi i klimës po përcakton fatkeqësitë shëndetësore të një gjenerate të tërë,” ka shtuar eksperti.

Të rinjtë janë veçanërisht të prekur ndaj ajrit toksik i cili kontribuon në uljen e funksionit të mushkërive, përkeqësimin e astmës dhe një rritje të rrezikut të atakut në zemër dhe trombozave në tru.
Humbjet vjetore ekonomike dhe kostot e shëndetit nga PM2.5 në Evropë mund të arrijnë në 129miliardë euro çdo vit gjatë jetës së popullatës aktuale, nëse ndotja mbetet në nivelet e vitit 2016.
“Nivelet e detit tani po rriten me një normë gjithnjë e më shqetësuese. Fëmijët tanë e njohin këtë emergjencë klimatike dhe kërkojnë veprime për t'i mbrojtur ato. Ne duhet të dëgjojmë dhe të veprojmë,” kanë thënë ekspertët.
Richard Horton, kryeredaktor i “The Lancet”, u bëri thirrje komuniteteve klinike dhe shëndetësore globale që të mobilizohen.
“Kriza e klimës është një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njerëzimit sot, por bota ende nuk ka parë një përgjigje nga qeveritë që do të sfidojnë ndryshimet, me të cilën do të përballen brezat e ardhshëm,” shtoi ai./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë