Mjedis

Ndryshimet e shpeshta klimaterike po rrezikojnë botën

Një raport i fundit nga Organizata Botërore Meteorologjike (OBM), thotë se nivelet e larta të gazit serë, po bëjnë që temperaturat të ngrihen shumë shpejtë, duke rrezikuar gjithnjë e më shumë botën.
Ky raport vjen në të njëjtën javë kur Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, njoftoi një rritje të nivelit të dioksidit të karbonit për vitin 2018. Të dhëna të reja tregojnë se Britania është një ndër vendet e para që, po ndikon rritjen e emetimeve të gazeve me 3 për qind. Raporti i ri nga OBM është pjesë e një sërë raportesh të realizuar prej 25 vitesh mbi klimën e mbarë botës.
Në vitin 1993, nivelet e dioksidit të karbonit ishin në nivele shumë të ulëta, ndërsa tashmë kemi një tablo tjetër e cila na tregon se gjatë gjithë kohës jemi të rrezikuar nga thatësirat ose përmbytjet. Kjo po ndikon tek temperatura, ku viti 2018 u cilësua si viti i katërt më i ngrohtë që prej vitit 1900.

Sipas raportit, viti 2015 deri në vitin 2018, ishin katër vitet më të ngrohta. Peter Taalas, kreu i OBM thotë se, ngrohja globale është në nivele të larta edhe përgjatë vitit 2019.
“Ndryshimet klimaterike të paparashikuara, kanë vazhduar edhe në fillim të vitit, me ngjarjen e fundit që ndodhi në Mozambik e vende të tjera të Afrikës Jugore. Cikloni Idai shkaktoi një situatë të tmerrshme, duke na paralajmëruar edhe një herë se ne kemi nevojë për një agjendë botërore, që të zvogëlojë rrezikun e fatkeqësive natyrore,” tha Taalas.
Në fillim të kësaj jave Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë publikoi të dhëna shqetësuese, duke treguar se gjatë vitit të kaluar gazet serë u rritën me 1.7 për qind, vetëm nga përdorimi i shpeshtë i energjisë gjatë gjashtë viteve të fundit.
Raporti i lançuar në një konferencë shtypi të OBM në Nju Jork, ku mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Guterres. Ndër të tjera, ai u shpreh se nuk ka më kohë për të humbur./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë