Ka ndodhur

Ndryshime të tjera në polici, emërohen drejtuesit e rinj në disa komisariate

Pas rokadës që ndodhi në aksin Korçë-Elbasan pak ditë më parë, në nivele të drejtuesve të tyre, mes Gjovalin Lokës dhe Ardian Çipës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano firmos dhe ndryshimet e shefave të komisariateve në Tiranë, Kavajë dhe Shijak. Një emër i ri do të jetë dhe në krye të Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë.

Ndryshimet për secilin komisariat:

1. Bujar Mehmeti emërohet në krye të Komisariatit nr. 1

2. Edmond Pjetri emërohet në krye të Komisariatit nr. 2

3. Altin Lila emërohet në krye të Komisariatit nr. 3

4. Petrit Halo emërohet në krye të  Komisariatit nr. 4

5. Oliger Torba emërohet në krye të Komisariatit nr. 5

6. Sali Skura emërohet në krye të  Komisariatit Shijak

7. Emiljano Pashaj emërohet në krye të Komisariatit Kavajë

8. Agim Hoxha emërohet Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

9. Edmond Meshini  emërohet Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

10. Julian Qyta  emërohet  Shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë.

Disa ditë më parë, kryepolici Gledis Nano firmosi ndryshimet e drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë