Lajme

Ndryshime në rang zv.ministrash në Qeveri. Tare dhe Rrumbullaku emërohen te diplomacia e arsimi

Qeveria ka emëruar tre zëvendësministra të rinj, dy tek Ministria e Arsimit dhe një tek Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Zëvendës i ministrit të Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj është emëruar Agron Tare. Tare mbajti për 10 muaj postin e Drejtorit të Portit të Durrësit. Ai u dorëhoq nga ky post në fund të tetorit, pasi prokuroria zgjeroi hetimet në lidhje me skandalin e marrjes prej konteinerëve një sasi prej 137 kilogramësh, që trafikantët besonin se ishte kokainë.

Në të vërtetë, ajo që morën trafikantët ishte oriz i vendosur nga autoritetet greke, që për këtë rast kishin sinjalizuar kolegët shqiptarë që të ndiqnin aksionin për të identifikuar porositësit.

Ndërkohë, në Ministrinë e Arsimit është shkarkuar zv.ministri Redi Shtino dhe janë emëruar dy zv.ministra të rinj, Nina Guga dhe Oltion Rrumbullaku, ky i fundit pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.

 

Më Shumë