Shendet

Ndotja e mjedisit, BE plan kundër vdekjeve të parakohshme

Evropa po përpilon një plan që do të shmange koston prej 200 miliardë eurosh të kujdesit shëndetësor çdo vit dhe të reduktojë ndjeshëm vdekjet e parakoheshme. Sipas strategjisë që është menduar nga Komisioni Evropian, nëse BE përfundon duke miratuar një politikë ambicioze për ndryshimin e klimës deri në vitin 2050, klima do të përmirësohet.

Reduktimi i gazeve serë, deri në këtë vit pretendohet të zvogëlojë vdekjet e parakohshme të shkaktuara nga ndotja e mjedisit, të cilat kushtojnë rreth 200 miliardë euro në vit, në të gjitha shtetet evropiane.
Ekzekutivët e BE këmbëngulin se një kombinim i energjisë së dekarbonizuar, të decentralizuar dhe digjitalizuar, bateri më të qëndrueshme, shpejtësi elektrike, do të sjellin përfitime të mëdha shëndetësore dhe ekonomike.

Ndotja e ajrit është një ndër problemet më të mëdha shëndetësore dhe pothuajse gjysmë milioni vdekje të parakohshme shkaktohen çdo vit nga burimet kryesore të ndotjes dhe gazeve serë, si lëndët djegëse fosile, proceset industriale të bujqësisë dhe mbeturinat.
Ndryshimi i klimës shihet tashmë si një sfidë e re shëndetësore dhe nevoja për të rritur kapacitetin për t’ju përgjigjur është një nga të objektivat strategjike të politikave shëndetësore të BE-së, baza ligjore e së cilës është vendosur në nenin 168 të Traktatit të Funksionimit në Evropë.

Komisioni Evropian

Në asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në shtatorin e kaluar, komisionari i shëndetësisë së BE Vytenis Andriukaitis tha se mbrojta më e mirë nga sëmundjet të transmetueshme ka nevojë për përkujdesje shëndetësore dhe kështu ky plan do të jetë shumë fitimprurës.
Lidhjet midis ndryshimeve klimaterike dhe shëndetësore u theksuan për herë të parë në studimin fillestar të kryer nga Nicholas Stern i LSE për qeverinë e Britanisë së Madhe në 2006.

Ai tha se “lufta” kundër ndryshimit të klimës do të kishte përfitime të konsiderueshme shëndetësore. Gjithashtu, në raportin përfundimtar të projektit ClimateCost, një tjetër studim i financuar nga BE, i publikuar në vitin 2011 tregohet se, mjedisi mund të ishte përmirësuar ndjeshëm nëse ky plan do të zbatohej që ne vitin 2006 që u prezantua.
Raporti i Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) në vitin 2017, vuri në dukje se ndotja e ajrit shkakton më shumë se 400,000 vdekje të parakohshme në të gjithë shtetet e BE.

Ndërsa, një raport i kohëve të fundit, vlerëson zbatimin e programit të veprimit në Mjedis që përcakton objektiva detyruese për BE deri në vitin 2020. Komiteti i ENVI i Parlamentit gjithashtu shprehu shqetësime për mos zbatimin e legjislacionit të cilësisë së ajrit në zonat urbane./Euracativ/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë