Analiza e 18.000 çifteve në Kinë zbuloi se ata që jetonin me nivele mesatarisht më të larta të ndotjes kishin një rrezik 20% më të madh të infertilitetit, përcaktuar nga një vit pa mbetur shtatzënë ndërkohë që e tentonin.
“Koha nuk na dha mundësi të përcaktojmë se si ndotja e ajrit mund të dëmtojë pjellorinë, por grimcat e ndotjes dihet se shkaktojnë inflamacion në trup, i cili mund të dëmtojë prodhimin e vezëve dhe spermatozoideve”, thanë shkencëtarët. Një studim tjetër i fundit i 600 grave që frekuentojnë një klinikë amerikane të infertilitetit zbuloi se rritja e ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit shoqërohej me një numër më të ulët të vezëve në vezore.
Infertiliteti prek miliona çifte në të gjithë botën por pak kërkime janë bërë në lidhje me ndikimin e ndotjes së ajrit. Sidoqoftë, ajri i ndotur tashmë dihet se rrit rrezikun e aspekteve të tjera të riprodhimit, duke përfshirë lindjen e parakohshme dhe peshën e ulët të fëmijës. Nivelet e zakonshme të dioksidit të azotit janë aq të këqija sa pirja e duhanit në rritjen e rrezikut të abortit dhe grimcat e ndotjes janë gjetur në anën fetale të placentave.
Qin Li, në Qendrën për Mjekësi riprodhuese në Spitalin e Universitetit të Pekinit në Kinë, i cili udhëhoqi hulumtimin e infertilitetit, tha se prindërit e ardhshëm duhet të shqetësohen për ndotjen e ajrit. "Studime të shumta kanë treguar se ndotja e ajrit ndikon në problemet në shtatzani dhe infertilitet”, tha ai për The Guardian.
Ai tregon se përafërsisht 30% e çifteve infertile kanë infertilitet të pashpjegueshëm duke theksuar se mosha, pesha dhe pirja e duhanit ishin faktorë të njohur por edhe ndotja mund të jetë një faktor rreziku.
Studimet e mëparshme kanë nxjerrë rezultate të ndryshme sepse ishin të bazuara në grupe njerëzish që përjashtonin çiftet infertile ose ishin kryer në klinikat e infertilitetit.
"Mostrat tona të studimit u morën nga popullata e përgjithshme, kështu që gjetjet tona mund të jenë më të përgjithshme".
"Efektet që shkencëtarët kanë vërejtur janë mjaft shqetësuese dhe duhet të merren parasysh edhe në studimet e ardhshme”, tha Tom Clemens, në Universitetin e Edinburgut, Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha se nivelet e ndotjes në Kinë janë relativisht të larta por efektet e dëmshme janë raportuar në riprodhim në nivele shumë më të ulëta.
"Pra, në mënyrë të qartë cilësia e dobët e ajrit ndikon në sistemin riprodhues në përgjithësi", tha ai.
Mireille Toledano, pedagoge në Imperial College London, Mbretërinë e Bashkuar, tha se studimi i ri për këtë temë ishte shumë i rëndësishëm pasi nuk kishte shumë studime të mëparshme.
Kërkimi, i botuar në revistën Environment International, u bazua në të dhëna nga intervista dhe pyetësorë nga 18.571 çifte që ishin pjesë e sondazhit të “fertilitetit në Kinë të grave të martuara”.
Në Kinë, grave u kërkohet të regjistrohen tek autoritetet përpara se të përpiqen të mbeten shtatzënë, duke u mundësuar studiuesve të kërkojnë informacion nga të gjitha gratë.
Studiuesit zbuluan se gratë e ekspozuara ndaj ndotjes së grimcave të vogla që ishin 10 mikrogramë për metër kub më të larta gjatë një viti kishin një rrezik 20% më të madh të infertilitetit. Niveli mesatar i ndotjes për çiftet kineze ishte 57 µg/m3. Në Londër, Mbretërinë e Bashkuar, mesatarja është rreth 13µg/m3.
Rezultatet gjithashtu treguan se përqindja e grave që nuk mbeten shtatzënë pas 12 muajsh përpjekje u rrit nga 15% në 26% kur krahason tremujorin e ekspozuar ndaj ndotjes më të ulët me tremujorin që vuan më të lartën. Studiuesit morën parasysh faktorë të tjerë duke përfshirë moshën, peshën, të ardhurat, pirjen e duhanit, pirjen e alkoolit dhe nivelet e ushtrimeve.
Studimet e mëparshme të ajrit dhe pjellorisë kanë përdorur të dhëna mbi cilësinë e spermës, ndoshta sepse kjo është më e lehtë për tu marrë, me një përmbledhje të vitit 2017 në përfundimin se ndotja e ajrit ka një "ndikim negativ".
Ndërsa individët vuajnë dëmtimin shëndetësor nga ndotja e ajrit, janë qeveritë ato që duhet të veprojnë. Theksi duhet të vendoset tek politikëbërësit, jo individët”, tha Clemens.
"Ndërsa ka sigurisht hapa që individët mund të ndërmarrin për të zvogëluar ekspozimin, të tilla si sistemet e filtrimit të ajrit në vendet e ndotjes së lartë ato nuk ka gjasa të rezultojnë në ekspozime afatgjata thelbësisht të ndryshme," tha ai.
Ata gjithashtu nuk janë realistë për shumë njerëz për shkak të kufizimeve socio-ekonomike.
Burimi: The Guardian. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.