Shendet

Ndotja e ajrit shkakton çrregullime mendore

Adoleshentet që jetojnë në qytete me nivel të lartë të ndotjes së ajrit, kanë shumë gjasa të vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor. Sipas një hulumtimi nga pedagogët në Kolegjin King’s në Londër, ajri i ndotur është një ndër shkaktarët kryesorë të halucinacioneve tek adoleshentët, gjithashtu shkakton të njëjtat probleme të tjera shëndetësore si konsumimi i duhanit dhe i drogës.
Hulumtuesit shprehen se ndotja e ajrit krijon këto probleme, pasi grimcat e pluhurit dhe e metaleve të rënda shkojnë në tru dhe organe të tjera të trupit duke shkaktuar inflamacione.
“Studimi zbuloi se çrregullimet mendore ishin të zakonshme tek adoleshentët e ekspozuar ndaj niveleve të larta të ndotjes së ajrit,” tha Joanne Newburu, autorja kryesore e studimit, i cili u botua në revistën “JAMA Psikiatri”.

“Për shembull, adoleshentët e ekspozuar ndaj niveleve të larta të oksidit të azotit kishin 72 për qind më shumë mundësi për të përjetuar probleme me gjumin dhe përqendrimin, krahashuar me ata që janë në vende me ajër të pastër ose shumë pak të ndotur,” shtoi ajo.
Për të realizuar hulumtimin, ekspertët morën të dhëna nga 2232 të rinj në të gjithë Britaninë e Madhe, të cilët kishin përjetuar gjendje ankthi ose stresi gjatë viteve të adoleshencës. Tridhjetë për qind e pjesëmarrësveraportuan të paktën një përvojë psikiotike midis moshës 12 dhe 18 vjeç.
Hulumtuesit krahasuan nivelet e ndotjes së ajrit në zonat ku ata jetonin, shkuan në shkollat e tyre dhe zbuluan se gjatë gjithë kohës ata kishin jetuar mes ajrit të ndotur dhe shanset ishin shumë të larta për të pasur çrregullime mendore dhe në moshën të madhe.

Pedagogia Helen Fisher, një nga autoret e studimit, tha se ky hulumtim nuk është i ndërtuar në të dhëna të kompletuara dhe duhet akoma më shumë punë për të vërtetuar saktësisht teorinë e tyre.
“Gjetjet e studimit tregojnë se faktorët mjedisorë që shkaktojnë çrregullimet mendore, nuk janë shumë të ndryshme nga ato që shkakton. Të gjithë e kemi menduar këtë, por duhen ende studime të tjera për të verifikuar plotësisht këtë teori,” shtoi ajo.
Ekspertët u shprehën gjithashtu se ky studim ishte vetëm një pikënisje e rëndësishme, për të vlerësuar dëmet e mëdha që shkakton ndotja e ajrit.
Psikiatri Daniel Maughan tha se të dhënat janë shqetësuese, pasi ato tregojnë se rritja e njerëzve me çrregullime mendore në zonat urbane, lidhet me ndotjen e ajrit.
Një zëdhënës nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u shpreh se ndotja e ajrit është një nga sfidat më të mëdha për shëndetin publik dhe bota duhet të marrë masa sa më shpejt për ta ndaluar. /The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë