Shendet

Ndotja e ajrit po vret foshnjet

Duket se dëmin më të madh të njerëzimit e bëjnë vetë njerëzit. Sipas një raporti të fundit që shqyrton gjendjen globale të ajrit, ka vënë re se rreth gjysmë milioni foshnja vdesin sepse janë të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur.
Të dhënat janë raportuar nga Instituti i Efekteve Shëndetësore, nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit në SHBA dhe theksohet se ndotja e ajrit po shkakton dëme shumë më të mëdha se çfarë e kishim menduar.
Më herët ka pasur një sërë studimesh që foshnjat janë të rrezikuara nga ajri i ndotur që në barkun e nënës, të cilat mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh ende pa lindur. Sipas të dhënave pjesa më e madhe e rasteve të gjetur kishin të bënin me ndotjen e ajrit nga lëndët djegëse.
Ekspertët si Bert Brunekreef, Maciej Strak dhe Kathrin Wolf nga universitete dhe qendra të ndryshme si universiteti Utrecht në Holandë, Instituti I Epidemiologjisë “Helmholtz Zentrum München”, në Gjermani e të tjerë, kanë tentuar shpesh herë të theksojnë se ajri i ndotur ka një ndikim tej mase negativ tek njerëzimi, duke i shkaktuar një sërë problemesh shëndetësore.


Në përgjithësi ky raport ka shtjelluar të dhënat nga të gjitha vendet e botës, duke filluar që nga viti i shkuar dhe ndikimi ka qenë i tejskajshëm, në një kohë kur patëm edhe izolimin për shkak të pandemisë. Raporti përqendrohet te të dhënat për vitin 2019, kështu që nuk janë përfshirë ndikimet e politikave të izolimit në të gjithë botën për shkak të pandemisë. Në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian” ekspertët janë shprehur se janë ende të paqartë se cfarë ndikimi ka pasur Covid-19, në cilësinë e ajrit dhe si për rrjellojë edhe në vdekjet nga kjo arsye.
Nga të dhënat e raportuara, gjatë vitit të kaluar rreth 6.7 milionë njerëz, në të gjithë botën ndërruan jetë nga sëmundjet e ndryshme si kancerit e ndryshëm, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Burimet: “Health Effects Institute USA”, “The Guardian”. Përshtati Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë