Shendet

Ndotja e ajrit ndikon në infertilitetin e grave

Një studim i fundit ka treguar se ndotja e mjedisit ndikon edhe në aktivitetin e vezoreve të një gruaje. Ekspertët thonë se gjetjet tregojnë se sistemi riprodhues i femrës ndikohet nga një sërë faktorësh mjedisorë. Ata shtuan se nëse situata do të vazhdojë kështu, kjo nënkupton se që gratë në të ardhmen mund të kenë një periudhë më të shkurtër të jetës së tyre për të qenë riprodhuese, duke kaluar kështu shumë shpejtë në fazën e menopauzës.

Mjedisi ku jetojmë është shumë i rëndësishëm për cilësinë e jetës, kështu që ne duhet të kujdesemi sa më shumë si për mjediset e jashtme dhe për ato të brendshme,” hulumtuesi kryesor Antonia La Marca, nga universiteti i Modenës në Itali.
Gjetjet u paraqitën në takimin vjetor të Shoqërisë Europiane të Riprodhimit të Njeriut dhe Embrionologjisë. Hulumtuesit u shprehën se i gjithë studimi është vlerësuar në bazë të hormonit të quajtur AMH, (Anti-Mülleriane Hormone), i cili tregon sasinë e ulët të vezoreve.

Çfarë është ulja e rezervës së vezoreve?
Rezerva e vezoreve i referohet sasisë së vezëve (folikulave) të pranishme në vezoret e një gruaje në çdo kohë të caktuar. Ulja e rezervës së vezoreve është zvogëlimi i numrit të vezëve. Faktori më i rëndësishëm që përcakton uljen e rezervës së vezoreve është mosha e gruas. Sa më e madhe në moshë është femra, aq më e ulët është rezerva e vezoreve. Sidomos pas moshës 35 vjeç, pëson një rënie të shpejtë numri dhe cilësia e folikulave. Në disa raste, rezerva e vezoreve ulet pa shkak, edhe pse pacientja mund të jetë e re në moshë. Në këto raste, duhet të theksohet se faktori që shkakton ulje në rezervën e vezoreve mund të ketë ndikuar, edhe cilësinë e vezëve. Një cikël i rregullt menstrual nuk tregon domosdoshmërisht se rezerva e vezoreve është e mirë. Një rezervë e ulët e vezoreve nuk parandalon menstruacionet e rregullta për një periudhë të gjatë. Kur cikli menstrual bëhet i çrregullt, mund të themi se rezerva po fillon të zvogëlojë vëllimin.

Ky hormon kalon nga qelizat në vezore dhe shërben si një tregues i riprodhimit të gruas. Studiuesit janë shprehur se ndotja e mjedisit shkakton dhe uljen e nivelit te hormonit AMH. Në studim morën pjesë rreh 1.300 gra. Një pjesë e tyre jetonin në zona ku niveli i ndotjes është shumë i pakët , ndërsa të tjerat jetonin në zonat ku niveli i ndotjes së ajrit ishte relativisht i lartë. Ekipi i studiuesve zbuloi se nivelet e AMH ishin më të ulëta në mesin e grave që jetonin në zona të ndotura.
La Marca shtoi se edhe studime të mëparshme kanë treguar se mund të ketë një lidhje midis ndotjes së lartë të ajrit dhe reduktimit të riprodhimit tek gratë. /The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë