Ngjarje

Ndodhin dy aksidente në Divjakë, 2 viktima dhe 5 të plagosur

Dy viktima dhe 5 të plagosur është bilanci i dy aksidenteve rrugore brenda pak minutave të ndodhura në Divjakë.

Aksidenti i parë u shkaktua rreth orës 16:30 minuta në aksin rrugor Gradishte Spolst. Nga shpejtësia në lëvizje drejtuesi i automjetit tip benz që mbeti viktimë Leonard Dushku, u përplas me bordurën prej betoni. 20 vjeçari ndërroi jetë në vend ndërsa 4 shokët e tij të plagosur po marrin mjekim në spitalin e Lushnjes. Emrat e të plagosurve janë:

Xhaferr Sina, 19 vjeç

Ramadan Deda 23 vjeç

Fjordi Caka 18 vjeç

Dorjan Daja 24 vjeç.

Një prej djemve të rinj është në gjendje të rëndë dhe u dërgua në Tiranë.

30 minuta pas aksidentit të parë një tjetër i rëndë ndodhi në rrugën 3 Urat - Çerme.

Viktima Hasime Alçani ishte pasagjere në mjetin që drejtohej nga e bija Burbuqe Alçani. 

Dyshohet se drejtuesja e mjetit për shkak të errësirës nuk ka parë kthesën e rrugës, por ka vazhduar të ecë drejt, duke përfunduar në kanal. Ajo ka mbetur e plagosur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë