Shendet

Ndikimi i tejskajshëm i Covid-19 te depresioni pas lindjes

Rreth dy muaj e gjysmë pasi lindi fëmijën e saj të dytë, Mariejose Fichtner kishte një mendim, nëse ajo kishte Covid-19, ajo do të rrinte disa javë pa e parë vajzën e saj të madhe.
“E ndjej veten qesharake dhe të turpshme që po e them këtë,” tha Fichtner.
Ajo është një terapiste që kupton ndjeshmërinë e periudhës pas lindjes dhe gjithë kohës ishte përpjekur të bindte veten se nuk do të ndodhte asgjë, por kur nisi pandemia ajo nisi të frikësohej.
Fichtner u mërzit nga ajo që shihte si mangësi për vajzën e saj të madhe, ndërkohë që kujdesej për një të porsalindur.
“Ndjehesha ekstremisht në faj dhe isha e zhgënjyer nga trupi im, nga vetja. Ndjehesha sikur po dështoja,” tregon Fichtner.
Është e gjitha çështje e humorit prenatal, veçanërisht depresioni pas lindjes dhe ankthi pas lindjes, të cilat janë komplikime të zakonshme të lindjes së fëmijëve.
Për shkak se COVID-19 nisi furishëm ekspertët thonë se është shumë shpejt për një hulumtim se sa nëna kanë përjetuar shenja të depresionit pas lindjes.

Foto ilustruese

“Ne ndoshta kemi qenë në dyfishin e vëllimit tonë të thirrjeve ditore,” tha Paige Bellenbaum, shefi i marrëdhënieve të jashtme për Qendrën e Nënës, një klinikë e shëndetit mendor me qendër në New York.
Arsyet e këtij fluksi kanë kuptim sepse ka shumë nëna që vuajnë nga shëndeti mendor pas lindjes. Të kesh një fëmijë gjatë një pandemie është më e vështirë. Edhe nëse të gjithë në familje janë të shëndetshëm, është më e vështirë. Edhe nëse situata financiare e familjes mund të mos jetë dëmtuar nga pushimet, nëna i ndjen të gjitha sfidat e prindërimit me një të porsalindur, si nervat, stresin, vetminë, gjë të cilat i shkatërron një nënë.
Për Kristen, një 38-vjeçare nga Pensilvania, e cila lindi fëmijën e saj të dytë në fillim të prillit, kur rastet e COVID-19 ishin duke u shtuar, ajo përjetoi një stres shumë të madh. Gjithashtu edhe burri i saj tregoi se ishin shumë të shqetësuar në atë periudhë sepse edhe personeli shëndetësor ishin të reduktuar.
Ai tension u rrit pasi Kristen u kthye në shtëpi. Ajo është përpjekur të balancojë nevojat e fëmijës së saj më të madh me ato të të porsalindurit edhe pse hera herës kishte ndihmë nga anëtarët e familjes së saj.
Kristen tregoi se ajo e ndjente që kishte nevojë për një mbështetje profesionale të shëndetit mendor dhe e dinte se ishte e bekuar që do të rriste dy vajza, por gjendjen e saj e kuptonin vetëm prindërit e rinj.
Njëjtë si sëmundjet e tjera, gjatë kësaj pandemie edhe gjendja e shëndetit mendor të nënave pas lindjes është lënë pas dore. Pandemia e Covid-19 përveç ankthit dhe stresit si një sëmundje e panjohur ka risjellë edhe shumë dëmtime të tjera, qoftë këtë fizike qoftë psikologjike.
Burimi: Huffpost. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë