Lojëra me Dore

Ndeshja e yjeve, tifozët votojnë Kevin Durant më shumë se LeBron Xhejms

Kevin Durant është rikthyer. Jo vetëm në fushë, ku ka pasur një fillim të sezonit të jashtëzakonshëm me Bruklin, pas një viti e gjysmë ndalesë për shkak të dëmtimit të tendinës së Akilit. Ai është kthyer edhe në zemrën e tifozëve. Durant është lojtari më i votuar nga fansat në fazën e parë të preferencave të tyre për titullarët e “All Star Game” (ndeshjes së yjeve).

Durant është lojtari i vetëm që ka kaluar 2.3 milionë vota. Ai është rreth 14 mijë vota para LeBron Xhejmsit. Lojtari i Lejkërsave është më i votuari në Konferencën e Perëndimit, ku bën pjesë edhe Stef Kerri. Ndër preferencat e çuditshme të tifozëve, në vend të 10-të, është Klai Tompson.

Renditja sipas votave të tifozëve. Gazeta Si, 4 shkurt 2021

Ja dhe titullarët provizorë të 5-sheve, pas fazës së parë të votimit nga tifozët:
Lindja: Bredli Bill (Uashington), Kiri Irving (Bruklin), Kevin Durant (Bruklin), Janis Antetokounmpo (Milluoki), Xhoel Embid (Filadelfia)
Perëndimi: Stef Kerri (Golden Stejt), Luka Donçiç (Dallas), LeBron Xhejms (Lejkërs), Nikola Jokiç (Denver), Kauhi Leonard (Klipers)

Procesi i përzgjedhjes së 5-sheve të Lindjes dhe Perëndimit është paralajmëruar nga NBA-ja para se shoqatat dhe lojtarët të shpreheshin, nëse duhet luajtur vërtet ndeshja e yjeve apo jo. Me shumë mundësi, ky event do të organizohet të dielën e 7 marsit në Atlanta, pavarësisht pandemisë.

Tifozët mund të vazhdojnë të votojnë për lojtarët e preferuar deri më 17 shkurt. Dy skuadrat do të zbulohen një ditë më pas, me votën e tifozëve, gazetarëve dhe lojtarëve. Rezervat, siç është traditë, do të zgjidhen nga trajnerët e çdo konference dhe emrat do të bëhen të ditur më 23 shkurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë